Ekzekutimi i Arben Lleshit në burg/ Ngrihet akuzë ndaj Indrit Shaqjas që mbeti i plagosur, dyshohet se ndihmoi Mjacajn

39
Sigal

Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë për Indrit Shaqjan i dënuari i cili u plagos në ngjarjen në burgun e Peqinit, me dyshimet se është përfshirë në vrasjen e Arben Lleshit.

Burime nga organi akuzës konfirmuan se ka dyshime që Indrit  Indrit Shaqja, dyshohet se ka bashkëpunuar me Sokol Mjacajn. Prokuroria pritet t’i drejtohet gjykatës me kërkesën e masës së sigurisë arrest në burg për të dënuarin përjetë Indrit Shaqja. Ai ka dyshime të ketë bashkëpunuar në vrasjen e Arben Lleshit, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Shaqja ka rrëfyer dje për prokurorët se si u krye vrasja e Arben Lleshit nga Mjacaj. Në dëshminë e tij Shaqja ka treguar se ishte ai që e ka njoftuar viktimën se po e kërkonte Sokol Mjacaj, i cili më pas e qëlloi. Ai tregon gjithashtu se ka gjetur letra, ku premtohej se për vrasjen e Lleshit, do paguheshin 200 mijë euro.

DËSHMIA E PLOTË

Në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes është pyetur viktima Indrit Shaqja, i cili ka shpjeguar se ka qenë duke qëndruar në ambientet e dhomës duke gatuar.

Polici i kolonës ka thërritur dhe i ka thënë: ‘Indrit, të kërkojnë tek zgara e kolonës së sektorit’.

Ka dalë dhe është afruar se ‘kush më kërkon’ dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjacaj, i cili ka thënë se ‘O indrit, më njofto pak Ben Lleshin të dalë në dritare tek zgara se kam për t’i thënë diçka’, kur është kthyer dhe ka parë në korridor të sektorit Arben Lleshin, e ka thërritur me fjalët se të kërkon Sokol Mjaca në dritare për të thënë diçka.

Ndërkohë aty është futur tek dhoma e Indrit Shaqes, shtetasi Arben Lleshi dhe është afruar tek dritarja dhe Indriti ka qenë duke parë ushqimin që ishte në sobë.

Ka dëgjuar fillimisht një krismë si kapsollë dhe aty ka kthyer kokën nga dritarja dhe ka parë se Arben Lleshi po tërhiqej në thellësi të dhomës duke humbur ekuilibrin.

Ka parë nga dritarja Sokol Mjacën me pistoletë në dorë dhe aty është afruar tek dritarja dhe ka nisur të flasë me Sokolin dhe e ka sharë.

Ndërkohë, Sokoli është larguar në drejtim të daljes për jashtë ajrimit, doli në korridor vetë dhe ndoqi me vrap Sokolin.

Kur ka dalë për në ajrim jashtë, ka parë se Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një polici, ndërkohë që polici i ajrimit hapi derën që të dilte në ajrim.

E ndoqi nga mbrapa dhe ndërkohë policët tentonin të pengonin Indritin për të mos e ndjekur se nuk e dinte ç’po ndodhte dhe Sokoli i thoshte mos u afro se do të të vras dhe ty. Sokoli me pas hyri tek dhoma e takimeve me familjarët e dhomës B.

Ka deklaruar gjithashtu se gjatë gjithë kohës që ka qenë në burg, dy herë në sportelin e derës së dhomës ka gjetur dy letra të shkruajtura me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysmë më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se do të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë dhe helmin që ti ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit, nëse je dakord me të dyja rastet, i kanë thënë se nëse je dakord, na kthe përgjigje me letër.

Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet, letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi, për të cilin deklaroj se ka dijeni gjithë burgu, kam pasur marrëdhënie të mira në Fushë Krujë, ndërsa më pas i ka prishur për shkak se i përbuzte fenë ky i dënuar.

Në Peqin ka qenë për 3 muaj në regjim të posaçëm se iu kap telefoni në dhomë. Në vijim ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po paguajnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro.