Siç ishte dhe ku ishte/ Nis firmosja e peticionit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar

32

Sot në protestë përveçse do flasin qytetarët që kanë mbështetur kauzën e Teatrit do të firmoset edhe një peticion nga qytetarët për rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu siç ishte.

Peticioni ka nisur online që prej ditës së djeshme duke marrë mijëra firma, ndërsa firmosja e tij fizike ka nisur edhe tani në bulevard, pak minuta para nisjes së protestës së rradhës.

Çfarë synon peticioni:

Të rindërtojmë Teatrin Kombëtar atje ku ishte e si ishte

Shembja e Teatrit Kombëtar ishte një nga eventet më të tmerrshme që mund të ndodhnin ne kohë karantine. Natën, në errësirë, me dhunë, në pabesi dhe me frikën se kush po e mbronte Teatrin ditë e natë nuk do të dorëzohej kurrë. Sot, akoma më shumë, duhet kerkuar me vendosje e besim rindëritmi i Teatrit Kombëtar atje ku ishte e si ishte.

Ndryshojnë qeveritë dhe pushtetarët e trashegimia kulturore vendoset herë pas here në rrezik. Rasti i shembjes se Teatrit Kombetar prezanton një nga me të pabesueshmit e me të cuditshmit raste të aferave korruptive politike në dëm të pronës publike.

Me vendimin 377/2020 qeveria Shqiptare largoi prej vetes të gjitha përgjegjësitë për të mos patur pasoja të renda imazhi dhe elektorale, por pasojat jane mese evidente e ato do jene akoma e më fundosëse jo vetëm për bashkinë Tiranë por për te gjithë grupin e qeverisjes aktuale që bëri transferimin e pronësisë së truallit të Teatrit Kombetar nga pronë shtetërore në pronë bashkiake.

Situata është e papranueshme dhe Teatri Kombetar duhet te rindertohet sa më parë atje ku ishte e si ishte. Trashëgimia kulturore dhe historike është e shenjtë dhe e paprekshme nga kthetrat korruptive të politikës e për këtë motiv rindërtimi i Teatrit Kombetar duhet të kthehet në objektivin kryesor jo vetem për banorët e artistët e Tiranës por për të gjithë komunitetin dhe popullin shqiptar.

https://www.change.org/p/erion-veliaj-kryetar-i-bashkis%C3%AB-tirane-t%C3%AB-rind%C3%ABrtojm%C3%AB-teatrin-komb%C3%ABtar-atje-ku-ishte-e-si-ishte?recruiter=34811300&utm_source=share_petition&utm_medium=facebook&utm_campaign=share_petition&utm_term=psf_combo_share_initial&recruited_by_id=0a3c0730-16ab-0130-21d9-38ac6f16d25f&utm_content=fht-22235614-it-it%3Av5&use_react=false