Ekstradohen tre shqiptarë nga Greqia dhe Italia, ja për çfarë akuzohen

362
Sigal

Ekstradohen nga Greqia dhe Italia tre shqiptarë të dënuar dhe të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

U ekstradua nga Greqia shtetasi Altin Gjergji, 37 vjeç, banues në Pukë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me 6 vjet e 6 muaj burg, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

U ekstradua nga Greqia shtetasi Renato Rama, 26 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

U ekstradua nga Italia shtetasi Ergys Rexha, 31 vjeç, banues në Peqin, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”.