Eksperti: 3 sekonda shmangin aksidentet në kryqëzime

298
Sigal

Kultura e dobët e përdorimit të mjetit dhe pulsimi i semaforëve përgjatë orëve të natës, sipas ekspertit autoteknik Artur Sulçe, janë faktorët kryesor të përplasjeve të mjeteve. Sipas tij, pjesa më e madhe e drejtuesve nuk respektojnë nënin 143 të Kodit Rrugor, i cili lidhet me përparësinë e mjeteve.

”Konstatojmë se në kryqëzim askush nuk e zbaton Nenin 143 të Kodit Rrugor, pika 1 dhe pika 2, që kur afrohesh në kryqëzim, në raste se nuk ka semafor duhet të ndalosh të vija e STOP-it”, shprehet eksperti.

Për të shmangur këtë problematikë, sipas Sulçes, Kuvendi duhet të ndryshoj nenin 143, duke saktësuar ndalimin e automjeteve të detyrueshëm për dy apo tre sekonda. Sipas Sulçes, nuk duhet të punohet vetëm në drejtimin e saktësimit të gjobave.

“Në këndvështrimin e Nenit 143 të Kodit Rrugor, që kur vjen pranë një kryqëzimi je i detyruar të ulësh shpejtësinë deri në ndalim, të saktësohet e të mos ngelemi vetëm tek saktësimi i gjobave dhe të rrisin gjobat. Të saktësohet edhe ky element teknik, që në çdo kryqëzim, i cili është i pa pajisur me semafor, të ndalohet dy deri në tre sekonda”, thotë Sulçe.