Ekspertët nga Universiteti i Oxfordit: Vaksina mund të dalë brenda pak javëve

332
Sigal

Pandemia e koronavirusit ka hedhur “në sulm” të gjitha shtetet e forta të botës për të gjetur vaksinën kundër Covid-19. Një nga këto është edhe Britania e Madhe, e cila po përballet jo pak me koronavirusin.

Ekspertët nga Universiteti i Oksfordit shprehen se rezultati i një vaksinë të testuar së fundmi do të jetë e gatshme brenda pak javësh.

Shkencëtarja Sarah Gilbert tha dje se ajo ishte ’80 përqind e sigurt’ se vaksina e zhvilluar prej ekipit të saj, në shtator do të jetë e gatshme për të gjithë.

Ekipi në Institutin Jenner të Oksfordit do të fillojë testimin e vaksinës në 510 vullnetarë në rajonin e Thames Valley.

Megjithatë një professor tjetër shprehet se nuk do të jetë e nevojshme që të pritet gjashtë muaj për rezultatin e vaksinës. Ai shpreson se rezultati pozitiv mund të merret brenda pak javëve.