Miku i oligarkëve dhe armiku i biznesit që po falimenton ekonominë

454
Sigal

Nga Enton Abilekaj

Edi Rama, i gjendur përballë pasojave katastrofike të qeverisjes së tij, ka bërë “Paketën e bukës së gojës”, ose të lëmoshës për ekonomikë. Kjo paketë konsiston në konsum deri në fund të krizës, ndërkohë që prodhimit, jo vetëm nuk i heq taksat, por i shton edhe kreditë, u garanton te varfërve bukën e gojës, vetëm bukën e gojës, ndërsa i çon të tjerët në faliment.
Prej disa ditësh Kryeministri po del për të prezantuar një paketë ekonomike që ngulmon ta quajë të majtë. Ndërsa mbyllja e botës dhe e vendit po sjell pasoja të rënda ekonomike, Edi Rama kujdeset të mbajë fjalime populiste nëpër televizione, duke premtuar copën e bukës dhe duke lënë pa mbështetje biznesin.

Pa asnjë vrarje ndërgjegje për 6 vite dhe 6 muaj të qeverisjes së tij, deklaron se jemi vend i varfër dhe nuk mund të bëjmë shumë, pastaj iu kthehet biznesmenëve duke përdorur fjalorin tipik të partizanëve kur zbritën nga malet, me florinjtë e fshehur, me vilat e treta dhe jahtet.

Kështu, jo vetëm fiton pikë në publikun e uritur dhe të varfër, që është i tillë për shkak të tij, por edhe i vë nën presion sipërmarrësit, që me kërkesat e tyre, e kanë nxjerrë zbuluar qeverisjen e keqe, mungesën e parave në buxhet, mungesën e fondeve të emergjencës dhe mungesën e politikave ekonomike.

Qeverisja partizane qe e ka sjellë ekonominnë në këtë pike, e në vend që të reflektojë, ka veshur çizmet e partizanit “Meke” dhe është shtrirë në krevatin e Perandorit për ta paraqitur edhe një herë dhunimin si vënie të drejtesisë shoqërore.

Më e keqja është që, ky spektakël populist dhe i rrezikshëm i keqqeverisjes, komentohet si filozofi qeverisjeje, si rikthim tek vlerat e majta dhe përfshihet në debatet për rolin e Shtetit tani që pandemia globale zbuloi dobësitë e sistemit.

Edi Rama, i gjendur përballë pasojave katastrofike të qeverisjes së tij, ka bërë “Paketën e bukës së gojës”, ose të lëmoshës për ekonomikë. Kjo paketë konsiston në konsum deri në fund të krizës, ndërkohë që prodhimit, jo vetëm nuk i heq taksat, por i shton edhe kreditë, u garanton te varfërve bukën e gojës, vetëm bukën e gojës, ndërsa i çon të tjerët në faliment.

“Të tjerët” janë bizneset e vogla, të mesme, të mëdha dhe profesionistët e lirë, kontribuesit kryesorë në ekonomi. Kjo politikë e konsumit, që do prodhojë vetëm borxhe dhe varfëri, që do çojë në faliment “të tjerët”, duke rritur kështu konsumin dhe duke e shkatërruar prodhimin, po quhet politikë e majtë dhe po gjen mbështetje tek publiku i zemëruar me të oligarkët duke përfshirë në këtë term gjithë biznesin.

Mosndërhyrja e shtetit në ekonomi, duke mbështetur biznesin e madh, përshëndetet si një kthim të politikat e majta, ndërkohë që nuk ka fare politika por një një manovër të bazuar në një gabim elementar.

Koncepti i ndërhyrjes së shtetit është i majtë, jo i djathtë. Kriza botërore e 2007 kaloi në SHBA dhe Angli (Obama dhe Brown, të dy të majtë), me ndërhyrjen e shtetit. Në Europë ku Merkel, e këshilluar dhe kontrolluar nga Schauble, nuk i pranoi politikat e ndërhyrjes por zgjodhi rreptësinë financiare, injoroi kërkesat dhe premtimet e të majtëve Hollande dhe pastaj Macron në Francë, Renzi në Itali, Cipras dhe Variufakis në Greqi.

Me politika fiskale, kriza në Bashkimin Europian zgjati pak më shumë, megjithatë, kishte dy qasje të qarta, të reflektuara në politikat shtetërore. Sot është e njëjta situatë. Çdo vend perëndimor ka vendosur të ndëhyjë në ekonomi, duke garantuar pagat dhe ndihmën sociale, duke shtyrë taksat (masë që Rama e refuzon kategorikisht) dhe duke siguruar likuiditete per biznesin.

Po ta lëmë Perëndimin e pasur, në Ballkanin e varfër po ndodh njësoj. Edi Rama ekspozoi krenarinë e liderit global pasi paketa e Serbisë ishte pothuajse e kopjuar nga e Shqipërisë.

Në fakt, kjo ishte një tjetër gënjeshtër. Ndryshë nga Shqipëria me garanci sovrane 100 milione euro, Serbia do ta ndihmojë biznesin me 2.2 miliardë Euro, ndryshe nga Shqipëria që nuk negocion asnjë shtyrje për taksat, Serbia po negocion shtyrjen e tyre deri në fund të izolimit dhe pagesën proporcionale deri në 30 qershor 2021, ndryshe nga qeveria shqiptare qe thotë se Dhomës Amerikane të tregtisë i ka mbetur vetëm emri se nuk ka asgjë amerikane, qeveria Serbe e ka publikuar në portalin e saj propozimin e Dhomës Amerikane të Serbisë, me premtimin se do t’i marrë parasysh kërkesat.(Lexo këtu)