Ekspertë të Ministrisë së Kulturës forum biznesi me Dhomën Amerikane të Tregtisë

515
Dhoma Amerikane e Tregtisë do të organizojë diten e merkure, me 24 qershor, ora 10:00 te Hotel Sheraton, aktivitetin Forum Biznesi eksperte te Ministrise se Kultures mbi Ligjin per te Drejtat e Autorit.
Dhoma Amerikane e Tregtisë i kushton një rëndësi të veçantë politikave ekonomike që kanë të bëjnë me reformimin e tregut në pikëpamjen e respektimit të të drejtave të pronësisë intelektuale si dhe të drejtën e autorit. Pë këtë arsye, Dhoma Amerikane ka ndjekur me mjaft interes hartimin e ligjit të ri për të drejtat e autorit dhe ka sjellë mendimet e ekspertëve më të mirë të fushës për të bërë përmirësime e nevojshme ne projekligjin që afekton biznese e shume industrive ne vend.
Për të diskutuar më konkretisht mbi sugjerimet dhe kërkesat e Dhomës Amerikane mbi këtë ligj dhe për t’u informuar mbi ecurinë e tij, Dhoma Amerikane do të organizojë tryezën e rrumbullakët me ekspertë të Ministrisë së Kultures.
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një organizatë private e biznesit e angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri si dhe në përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare.
Sigal