“Efendikoi” i drejtorisë së rrugëve Dashamir Xhika, ka firmosur 148 mbikalime e nënkalime që nuk… ekzistojnë

570
Skandali me rrugët që ndërtohen e rikonstruktohen është një “mal” faktesh korruptive, të cilat kanë firmën dhe vulën e drejtorit të rrugëve, ose të “efendikoit” të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, “aligatorit” të korrupsionit Dashamir Xhika, i cili e ka tjetërsuar sistemin rrugor shqiptar në një “gropë të zezë” krimi ekonomik-financiar dhe në akse qarkullimi, ku përditë ndodhin aksidente edhe me pasojë humbje jete të drejtuesve të automjeteve, të udhëtarëve e madje edhe të qytetarëve të cilët për shkak të mungesës së mbikalimeve, detyrohen të bëjnë “cirk” për kalim nga njëra anë e rrugës, në tjetrën, duke përjetuar edhe rrezikun e goditjeve prej automjeteve. 

Por aferat e pista të bëra prej drejtorit Dashamir Xhika dhe shefit të tij Haxhinasto me fondet dhe projektet e rrugëve, sidomos të sinjalistikës dhe sigurisë rrugore, janë bërë edhe me nënkalimet e rrugëve kryesore, mungesa e të cilëve ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktoj qindra aksidente në vit, natyrisht edhe me pasoja për jetën e dhe shëndetin e atyre që qarkullojnë. Një tejëtr shqetësim që krijon mungesa e mbikalimeve dhe e nënkalimeve ka lidhje me faktin, që shumë banorë të zonave të detyrohen të kalojnë rrugët me “akrobaci” për të kryer shërbimet ditore si shkuarja në punë, në shkollë, në qendra shëndetësore etj. Këto shërbime jetike ata i kryejnë duke kaluar mes rrezikut të automjeteve të cilat ecin me shpejtësi të madhe! Rastet e aksidenteve për shkak ët mungesës së mbikalimeve dhe nënkalimeve, janë të shumta. Po përse mungojnë mbikalimet dhe nënkalimet? ku është detyrimi të ndërtohen ato? Përse nuk ndërtohen? A janë parashikuar në projekte, apo jo? Ku kanë përfunduar fondet e këtyre veprave të infrastrukturës rrugore? Sipas informacionit që disponon gazeta “Telegraf”, vetëm në dy vitet e fundit, në akset kryesore të Shqipërisë, ishin parashikuar të ndërtoheshin 148 mbikalime e nënkalime. Ishin parashikuar në projektet e rrugëve që ndërtohen e rikonstruktohen, por nuk janë ndërtuar.

Realisht sipas dosjeve të tenderëve të këtyre investimeve publike në rrugët e Shqipërisë, këto mbikalime e nënkalime figurojnë si të ndërtuar, por nuk janë realisht dhe këtë mashtrim shkresor e ka firmosur, vulosur dhe e ka pranuar si të rregullt ç’ndërtuesi i rrugëve të Shqipërisë, drejtor-efendikoi i tenderëve të rrugëve Dashamir Xhika, personi i cili është marrë nën hetim e ndjekje penale me akuzën e vjedhjes së 550 milionë lekëve me tenderët e rrugëve denoncuar prej gazetës “Telegraf” e zbuluar me prova prej KLSH dhe Autoritetit të Konkurrencës. Janë ndërtuar rrugë, janë rikonstruktuar rrugë, janë bërë hyrje anësore rrugësh në qendrat e banuara, por nuk janë ndërtuar mbikalime e nënkalime! Prej mungesës së tyre njerëz, bagëti, mallra e automjete detyrohen të kalojnë në rrugën ku nuk duhet të kalojnë! Kodi rrugor detyron që në çdo qendër të banuar, apo biznesi të madh të ndërtohen mbikalime e nënkalime, por nuk janë ndërtuar. Psh., nga Levani deri në Memaliaj nuk ka asnjë mbikalim e asnjë nënkalim edhe pse përgjatë kësaj rruge nacionale ka afro 200 qendra të banuara, të cilave rruga e ndërtuar ua ka lënë shtëpitë në njërën anë dhe tokat, shkollat, spitalet, tregjet, kullotat, bizneset e madje edhe të afërmit ua ka lënë në anën tjetër,, tek të cilët duhet të shkosh duke rrezikuar jetën, automjetin dhe bagëtinë! Pse? Sepse nuk janë ndërtuar mbikalimet dhe nën kalimet që jenë detyrim ligjor e financim në projektet e rrugëve. 

Psh., në aksin Levan-Memaliaj nuk është ndërtuar asnjë mbikalim e asnjë nën kalim. Ka një mbikalim tek kthesa e Memaliajt i cili për nga pozicioni dhe mënyra e të ndërtuarit është jashtë funksionalitetit. Por nuk ka nënkalim e mbikalim nga Memaliaj e deri në Kakavijë! Nuk ka asnjë mbikalim e nënkalim në aksin e ri të ndërtuar së fundi Tepelenë-Këlcyrë! Nuk ka asnjë mbikalim as në akset e tjerë rrugorë kryesorë nga Tirana-Elbasani-Librazhdi-Pogradeci e deri në Kapshticë! Nuk ka as në aksin Tiranë-Lezhë e Lezhë Shkodër! Psh., mungesa e mbikalimeve dhe nwnkalimeve ne rrugën Gjirokastër-Tepelenë ka shtuar numrin e aksidenteve edhe me humbje jete në këtë aks. Vetëm në 2 kilometra segment rruge, nga Ura e Kardhiqit deri në fshatin Humelicë të ish-Komunës Cepo, në dy vitet e fundit kanë humbur jetën 9 persona dhe shumë të tjerë janë plagosur, pa llogaritur dëmtimet e automjeteve e të bagëtive, zonë në të cilën gjendet edhe shkolla 9 vjeçare dhe ajo e mesme, nxënësit e të cilës të njërës anë, duhet të kalojnë në rrugë mes makinave që “fluturojnë” mbasi ndodhen në “rrugë të tyre”, ndërkohë që për njerëzit, automjetet, mallrat e bagëtitë nuk ka asnjë nënkalim, apo mbikalim edhe pse në “letrat” e drejtorit Dashamir Xhika figurojnë të financiar, të tenderuar, të ndërtuar e në funksion!
Sigal