Shiti fëmijën për të blerë iPhone

527
Një burrë në Kinën verilindore është i fundit në radhë që ka përfunduar në dosjet hetimore të prokurorëve të vendit, për shitjen e foshnjës së tij të porsalindur në këmbim të 2500 dollarëve. Shokuese mbetet arsyeja se pse burri nxori në shitje online të bijën 18-ditëshe. Ai dëshironte që me të ardhurat nga shitja e së bijës, të blinte një telefon iPhone dhe një motor. Të dy prindërit janë shfajësuar duke thënë se nuk kishin të ardhura të mjaftueshme për t’u kujdesur edhe për fëmijën dhe se nuk e dinin që shitja e fëmijës ishte një gjë e jashtëligjshme.
Sigal