Edhe pas dekretit të shkarkimit, Saimir Tahiri firmos tender 840 milionë lekë për blerje detergjentesh

759
Arjan ZADRIMA
Skandale financiare që provojnë batërdinë e drejtuesve shtetërorë me fondet publike dhe të ardhurat nga prodhimi e shërbimet
Në vend që Saimiri të dorëzojë çelësat e zyrës tek Fatmiri, vazhdon e firmosë shpenzime miliardash nga buxheti i Ministrisë, për blerje që e kalojnë edhe sasinë e nevojave të NATO-s 
Edhe në “shpirt të fundit” të pushtetit, pra edhe pasi janë shkarkuar nga detyra, ministrat e “rilindjes” nuk i lëshojnë çelësat e zyrave pa zhvatur. Këtë ka bërë dje edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, me fondet publike. Ndërsa Dekreti Presidencial për shkarkimin e tij nga posti ministror ishte “vulosur” 24 orë më parë, ish-ministri Sajmir Tahiri ka firmosur një tender-blerje që kalon vlerën e 25 banesave sociale. Sipas njoftimit zyrtar të shpallur në “Buletini Prokurimit Publik” Nr 11, datë 20.03.17, në vend që Saimiri të dorëzonte çelësat e zyrës tek Fatmiri, vazhdon firmos shpenzime miliardash nga buxheti i Ministrisë, për blerje që e kalojnë edhe sasinë e nevojave të NATO-s! Dy ditë më parë, në emër të Ministrisë së Brendshme, ish-ministri Tahiri ka firmosur një tender me vlerë 69 026 697 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e njëzetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSH, ose 840 milionë lekë me TVSH, me objekt “blerje detergjentesh për ministrinë”. Me kaq milionë lekë detergjent mund të pastrohen të gjithë ministritë e institucionet shtetërore së bashku në gjithë Shqipërinë, madje edhe mjediset e spitaleve të cilat janë qelbur totalisht!
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME 
1. Autoriteti Kontraktor: Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara, Tiranë; Adresa: Sheshi ”Skënderbej” Nr. 3, Tel. +355 42 256 851 
2. Procedura e Prokurimit është “Procedurë e hapur” 
3. Objekti: “Blerje materialesh pastrimi” 
4. Fondi limit: 69 026 697 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e njëzet e gjashtë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e shtatë) Lekë pa TVSH. 
5. Afati për lëvrimin e mallit: Brenda 35 ditëve nga momenti i lidhjes së kontratës. 
6. Hapja e Ofertave do të bëhet në datën 10/04/2017 Ora: 11:00. 
7. Afati i fundit për pranimin e dokumenteve në datën 10/04/2017 Ora: 11:00.
Agjencia e Parqeve, tender 60 milionë lekë për të marrë me qira… “Dixhej”
AGJENCIA E PARQEVE DHE REKREACIONIT 
1. Autoriteti Kontraktor: Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Tiranë, Rruga “5 Maji”, Tel 04 2400 723. 
2. Objekti i Kontratës: “Shpenzime qiramarrjeje për aparate, pajisje teknike, makineri (foni, pajisje ndriçimi,video-projektor)” 
3. Fondi Limit: 5 000 000 (pesë milionë) lekë Pa TVSH. 
4. Afati i lëvrimit: nga dita e nënshkrimit të kontratës deri më 31.12.2017 
5. Data dhe ora e zhvillimit të tenderit: 27.03.2017, ora 10:00.
6. Vendi i dorëzimit të ofertave: Prokurim elektronik në websitin zyrtar të Agjencisë së Prokurimit Publik: http://ëëë.app.gov.al/ 
7. Afati i fundit i dorëzimit të ofertave: 27.03.2017, ora 10:00.

Bashkia e Himarës, harxhon 80 milionë lekë karburante për… 5 muaj!
BASHKIA HIMARE 
FORMULARI I NJOFTIMIT TË FITUESIT 
Për:Operatorin Ekonomik “A&T” sh.a Nipt :L32320008H Tirane, Njësia Bashkiake Nr 5,Rruga “ Ibrahim Rugova”,Kulla “Sky Tower”,kati 7, apartamenti nr 3. 
Procedura e prokurimit:Procedurë Kërkesë për Propozim. 
Përshkrim i shkurtër i kontratës:“BLERJE KARBURANTI” 
Fondi limit:: 7.500.000 ( shtatë milionë e pesëqind mijë lekë pa tvsh) 
Burimi i Financimit Të ardhurat e veta 
Kohëzgjatja e kontratës 150 (Njëqind e pesëdhjetë) ditë kalendarike, afat, i cili fillon nga data e nënshkrimit të kontratës.

Ujësjellësi i Tiranës, tender 1.2 miliardë lekë për blerje klori

UJËSJELLËS KANALIZIME TIRANË SH.A. 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. 
2. Adresa Rruga “5 Maji”, pranë Medresesë Tiranë, Tel/Fax +355 4 222 5572 
3. Lloji i procedurës: “Procedurë e hapur”
4. Objekti i kontratës: “Blerje kimikatesh për vitin 2017“ 
5. Fondi limit: 97,678,724 (nëntëdhjetë e shtatë milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e shtatëqind e njëzet e katër) lekë pa TVSH. 
6. Vlera totale e kontratës: 116,393,231 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë milionë e treqind e nëntëdhjetë e tre mijë e dyqind e tridhjetë e një) lekë me TVSH. 
7. Data e Kontratës: 09.03.2017.
Drejtoria e Shërbimit diplomatik, tender 25 milionë lekë rrjeta teli, për t’u mbrojtur nga… mizat
DREJTORIA E SHËRBIMIT TË TRUPIT DIPLOMATIK 
FORMULARI I NJOFTIMIT TE FITUESIT 
1. “Furnizim Vendosje Rrjetë mizash” 
2. Data: 10/03/2017, Për: “Gentian Horieti”, Rr. “5 Maji”, ish-N.P.K, Tiranë 
3. Përshkrim i shkurtër i kontratës: “Furnizim/Vendosje Rrjete mizash” me fond limit 2 168 000 (dy milion e njëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) Lekë pa TVSH vënë në dispozicion nga të ardhurat e DSHTD-së për vitin 2017. 
4. Kriteret e përzgjedhjes së fituesit: çmimi më i ulët 
5. Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë Gentian Horieti me adresë Rr. “5 Maji”, ish-N.P.K, Tiranë se oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme prej 1 678 560 (Një milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë e tete mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë) Lekë pa TVSH është identifikuar si oferta e suksesshme. 
6. Rrjedhimisht, jeni i lutur të paraqisni pranë Drejtorisë së Shërbimit të Trupit Diplomatik me adresë: Rruga “Skënderbej” Pallati Nr.4 ,Tiranë ,kopjen e nënshkruar të formularit të kontratës dhe sigurimin e kontratës në masën 10 % të vlerës së kontratës, siç parashikohet në dokumentet e tenderit, brenda 60 ditëve nga dita e marrjes/ publikimit të së këtij njoftimi.
Sigal