E zuri korrenti dhe ra nga shtylla e tensionit/ Ndërron jetë pas disa orësh elektricisti nga Gjirokastra

285
Sigal

Ka ndërruar jetë elektricisti nga Gjirokastra, i cili ka nga shtylla e tensionit pas kontaktit me rrymën.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G. Ç., 63 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Gërhot të Gjirokastrës.

Mësohet se ai u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar, por fatkeqësisht ndërroi jetë disa orë më vonë.

Kujtojmë se u plagos edhe një koleg i viktimës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.