Nesër maturantët i nënshtrohen testit të matematikës, ja rregullat e provimit

566
Rreth 42.400 maturantë do të zhvillojnë nesër (17 qershor) provimin e Matematikës. Ky provim, i treti në kuadër të Maturës Shtetërore përmbyll provimet e këtij cikli. Provimi do të zhvillohet në 201 qendra në të gjithë vendin. Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, deklaroi se MAS dhe institucionet e varësisë kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin dhe zhvillimin korrekt të procesit të provimit, nga fillimi deri në mbylljen e tij. Ajo bëri me dije se do të ketë tre formate testesh, për gjimnazin e përgjithshëm, testi për arsimin profesional dhe testi i matematikës për gjuhët e huaja. Provimi është i ndërtuar me 25 pyetje, ku 13 janë me alternativa dhe 12 me zhvillim.
Rregullat e provimit:
-Provimi do të fillojë në orën 10.00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
-Maturanti paraqitet në qendrën e provimit 1 ore e 30 minuta përpara fillimit te provimit.
-Maturanti duhet të ketë me vete, vetëm dokumentin e identifikimit dhe stilolaps.
-Maturanti plotëson testin vetëm me stilolaps me ngjyrë të zezë ose blu dhe ne pyetjet me alternativa rrethon vetëm alternativen e saktë.
-Maturanti përjashtohet automatikisht nga provimi nëse mban me vete celular apo çdo mjet tjetër komunikimi në mjediset e provimit.
-Maturanti nuk duhet të dëmtoje kodin e sekretimit të testit, apo të vendos mbi te shenja të dallueshme dhe te veçanta.
-Maturanteve me aftësi te kufizuara do t’ju krijohen kushtet e përshtatshme për zhvillimin e provimit.
-Maturantët që dorëzojnë testin përpara kohës se mbarimit te provimit, nuk largohen nga qendra e provimit.
Maturanti nuk mund të:
1. a) ndryshojë vendin e caktuar;
2. b) komunikojë apo të japë informacion me maturantet e tjerë;
3. c) refuzojë kontrollin nga ana e administratoreve.
Sigal