E vranë për një karikues celulari, prokuroria kërkon rikthimin në burg të tre të akuzuarve

874
Sigal

Prokuroria e Tiranës ndryshon qëndrim ndaj 4 të rinjve të ndaluar për vrasjen e të riut Marvi Mihali më 31 korrik 2017.

Fillimisht ndaj katër të rinjve u ngritën akuzat, vrasje për Devi Bitrajn dhe moskallëzim krimi për Eugen Bitrajn, Kridens dhe Marsel Allën.

Tre të rinjtë që ishin me akuzë “moskallëzim krimi” u lanë të lirë, nga gjykata ndërsa kërkesa për gjykim ndaj tyre u bë nga prokurori Artan Lulo.

Ndaj këtij prokurori u bë kontestimi nga familjarët e Marvi Mihalit dhe më pas dosja i kaluar prokurorit Gjergji Tako.

Këtë të martë, prokurori Tako kërkoi rikthimin e të liruarve në qeli dhe po ashtu ndryshimin e akuzës nga “moskallëzim krimi” në “bashkëpunëtor në vrasje” së bashku me Devi Bitrajn.

Marvi Mihali u vra mbrëmjen e 31 korrikut pranë stadiumit ‘Dinamo’, ndërsa të rinjtë dyshohet se u konfliktuan për një karikues celulari.

Lirimi i tre të rinjve u prit me shumë pakënaqësi tek familjarët e viktimës, të cilët reaguan ashpër edhe neper rrjete sociale por dhe duke drejtuar ankesa në prokurori.