Tentoi të grabisë bankën, kush është ushtaraku që tmerroi Lushnjen

999
Sigal

Këtë të martë qyteti i Lushnjes u trondit nga të shtënat e armëve, teksa një i ri i maskuar tentoi të grabisë një bankë të nivelit të dytë.

I riu është një 25 vjeçar i quajtur Olcion Muço. Madje mësohet se i riu është aktualisht ushtar në detyrë.

Por si ndodhi ngjarja?

I riu ka udhëtuar nga Berati drejt Lushnjes. Më tutje rreth orës 16:00 i është afruar bankës së nivelit të dytë dhe ka tentuar të hyjë brenda. Ushtaraku ka qenë i armatosur dhe i maskuar. Roja e sigurisë e ka piketuar dhe menjëherë dyert e bankës janë mbyllur. Në pamundësi për të hyrë brenda i riu ka qëlluar drejt objektit dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nuk ka vonuar shumë dhe policia ka arritur ta arrestojë të riun.