Lidhur me fjetjen e mjekëve turq, të cilët operojnë në Spitalin Memorial të Fierit, “Telegraf”, kontaktoi me drejtues të spitalit të tenderimit dhe të kompanisë që merret me sistemimin e tyre. Dhe në bazë të llogaritjeve që bëri, rezulton se ndryshe nga shumë informacione të shpërndara online , ku një pjesë u përdorën dhe nga ana jonë, rezulton që vlera për një 1 natë fjetje është në vlerën 32 mijë lekë të vjetra ose( 32 euro )për një personel maksimumi 40 persona.Kjo në lidhje me tenderin.
Ndërsa lidhur se përse ne vijojmë të sjellin në vëmendje miliona për fjetjen e mjekëve të huaj në Shqipëri, është së nëse këto para do ua jepnin mjekëve shqiptarë, ato të Fierit apo rretheve, rreth 325 mln lekë mund të ishte një shumë mjaftë motivuese për mjekët shqiptarë që të kontribuojnë, kur kujtojmë, që jemi në kushtet ku rinia, truri dhe specialistët e fushave po largohen.






















