E turpshme -15-vjeçari tenton të kryejë marrëdhënie homoseksuale me të miturin në Durrës

493
Sigal

Policia e Durrësit ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj një 15-vjeçari pasi akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie homoseksuale me dhunë.

Nën akuzë është vënë shtetasi A.E.  15 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë, “15-vjeçari më datë 27.12.2016, në një shtëpi të pabanuar në lagjen Nr.12, ka tentuar të kryejë marrëdhënie homoseksuale me shtetasin M.Ll. 14 vjeç, banues në Durrës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”e mbetur në tentativë.