E rëndë në Fier/ Makina përfundon në kanal, plagoset një grua

288
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Levan të Fierit. Nga informacionet e para bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor. Për pasojë ka mbetur e lënduar një grua.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.