E rëndë në familjen në Fier/ Burri i dehur dhunon gruan me sende të forta, përfundon në spital

229
Sigal

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 45 vjeçar, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime.

Në pranga ka rënë Gramoz Metaj.

Mësohet se enë momentin e sherrit ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Sakaq, bashkëshortja e tij ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“U arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 45 vjeç, banues në Petovë, Fier, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.