E rëndë/ Makina përplas katër këmbësorë në trotuar, çfarë ndodhi me shoferin

329
Sigal

Katër persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Raportohet se në rrugën “Llazi Miho”, një 49-vjeçar, po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit, dhe është ngjitur në trotuar duke aksidentuar të katër këmbësorët. Gjithashtu policia ka bërë të ditur se ka bërë të mundur arrestimin e 49-vjeçarit.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

-A.L., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasit u bë pasi në rrugën “Llazi Miho”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l, ka humbur kontrollin e mjetit, dhe është ngjitur në trotuar duke aksidentuar këmbësorët : E.Y., L.Y., L.D., dhe M.SH., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në menyrë të parregullt”.