E para që nga fillimi i luftës, anija me grurë nga Ukraina drejt Shqipërisë, më 10 gusht mbërrin në Portin e Durrësit

116
Sigal

Një anije me kapacitet rreth 6 mijë tonë e mbushur me grurë nga Ukraina, po udhëton drejt portit të Durrësit. Anija “cargo” e quajtur “Jaohar Ranim”, është nisur direkt nga Izmaili Ukrainës, porti më i madh ukrainas, në Odesa.

E para që nga fillimi i luftës, anija me grurë nga Ukraina drejt

Aktualisht “Jaohar Ranim” ndodhet në ujërat greke të Jonit, ndërsa pritet që ankorimin në portin e Durrësit ta bëjë më 10 gusht. Anija mësohet se është ngarkuar me grurë më 28 korrik, ndërsa është anija e parë që bën këtë rrugë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt të këtij viti.

E para që nga fillimi i luftës, anija me grurë nga Ukraina drejt

Sjellim në vëmendje se sulmi i Rusisë mbi Ukrainën shkaktoi probleme ekonomike në të gjithë botën, ndërsa furnizimit me grurë dhe lëndë të tjera nga Ukraina u ndërprenë për shkak të luftës. Së fundmi u arrit një marrëveshje Rusi – Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia, ku rezultoi që Ukraina të nisi sërish eksportin e mijërave tonë drithëra. Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.