Gjykata e Korçës pranoi sot kërkesën e prokurorisë për Flamur Pallën dhe Aurel Zymën, e cila dha masën e sigurisë detyrim paraqitje për ngjarjen e ndodhur më 3 janar ku humbi jetën punëtori i ndërtimit Elvis Josifi 36 vjeç.
Prokuroria është në pritje të konkluzioneve të ekspertëve, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 36 vjeçarit dhe plagosjen e kolegut të tij.
Josifi humbi jetën pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë duke i shkaktuar vdekjen.