E para në zonë/ Presidenti Begaj merr pjesë në 120-vjetorin e shkollës shqipe në fshatin Iballë të Pukës

110
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e kremtimit të 120 vjetorit të shkollës së Iballës në Pukë, e para shkollë shqipe e hapur në malësinë e Pukës nga “shkollari” Kol Zezaj, ku kanë mësuar shkrim e këndim mijëra nxënës.

Në përvjetorin e shkollës, komuniteti i Iballës organizoi një ceremoni që bëri bashkë të shkuarën dhe të sotmen duke risjellë në vëmendje personalitetet e dala nga kjo shkollë, kontributi i të cilëve është shënuar në momentet më kyçe të historisë së Shqipërisë.

Në fjalën përshëndetëse, Kreu i Shtetit vlerësoi përpjekjet e komunitetit për kapërcimin e sfidave si edhe angazhimin e mësuesve të Iballës për të përcjelle dije ndër breza.

Presidenti Begaj mori në disa aktivitete siç ishin çelja e muzeut të shkollës, nderimi që iu bë kontrubuesit të hapjes së kësaj shkolle ”Frrok Kol Pemati”, ceremonia e emërtimit të rrugës “I Lumi Fran Miraka” dhe një koncert nga artistë të Iballës të ardhur nga gjithë bota.

Në ambientet e shkollës u ekspozuan librat e autorëve të dalë nga kjo shkollë dhe tablo pikturash për peisazhin e kësaj malësie.