E njëjta panoramë! Festat e fundvitit kthejnë në Shqipëri emigrantët, por përballen me radhë të gjata në Kakavijë

39
Sigal

Edhe këtë fundvit emigrantët shqiptarë po kthehen në familjet e tyre në Shqipëri.

Por mesa duket emigrantët që vijnë nga vendi fqinj, Greqia janë përballur me një ‘surprizë’ të pakëndshme, trafikun në pikën kufitare të Kakavijës.

Ende nuk dijet nëse shkak i radhëve të gjata mund të jetë fluksi apo puna me sportele të reduktuar nga pala greke. Ky fenomen është i përvitshëm thuajse në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë me vendet fqinje.