Ballina Aktualitet E ndarë në doza gati për shitje/ Sekuestrohet kokainë dhe para cash...

E ndarë në doza gati për shitje/ Sekuestrohet kokainë dhe para cash në Tiranë, 2 në pranga

11
Sigal

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve ka bërë të mundur arrestimin e dy personave, të cilët dyshohet se merreshin me veprimtarinë e paligjshme të trafikut të lëndëve narkotike.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, dhe ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 2”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flash”.

Si rezultat i tij u bë arrestimi i shtetasve B. K., 42 vjeç, dhe E. Gj., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Gatë kontrollit fizik të shtetasit E. Gj., shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe heroinë, të cilën e kishte blerë nga shtetasi B. K. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi lënde narkotike heroinë, të ndarë në doza gati për shitje dhe shumë parash, të dyshuara të përftuara nga shitja e lëndës narkotike”, thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Tiranë

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 2”, finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Flash”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen sasi lënde narkotike heroinë, e ndarë në doza gati për shitje, sasi lënde narkotike kokainë, dhe shuma parash, të dyshuara të përftuara nga shitja e lëndës narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, dhe ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 2”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flash”.

Si rezultat i tij u bë arrestimi i shtetasve B. K., 42 vjeç, dhe E. Gj., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Gatë kontrollit fizik të shtetasit E. Gj., shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe heroinë, të cilën e kishte blerë nga shtetasi B. K. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi lënde narkotike heroinë, të ndarë në doza gati për shitje dhe shumë parash, të dyshuara të përftuara nga shitja e lëndës narkotike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi B. K., pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në doza të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.