E moshuara tenton t’i jap fund jetës, hidhet në lumin Vjosa, detajet e ngjarjes

137
Sigal

Hidhet në Vjosë një grua e moshuar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Përmetit ku gruaja rreth 70-vjeç është vetëhedhur nga ura në hyrje të qytetit me qëllim për t’i dhënë fund jetës.

Disa të rinj që janë gjendur rastësisht në vendngjarje, pasi kanë parë të moshuarën duke u mbytur në rrjedhën e Vjosës, janë hedhur për ta shpëtuar dhe më pas e kanë dërguar atë në spital.

Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore teksa mësohet se gruaja e ka kryer aktin ën gjendje të rënduar psikologjike.