E moshuara në Fier e zhdukur prej dy ditësh, dyshohet se ka humbur në fushën e mbetjeve (Emri)

384
Sigal

Një grua e moshuar e komunitetit rom, e moshës rreth 70 vjeç, ka humbur prej dy ditësh në fushën e mbetjeve në Fier.

Gruaja ka humbur ditën e djeshme rreth orës 12, kurse ka humbur kontaktet me familjarët. Sipas familjarëve, gruaja vuante edhe nga tensioni, por mblidhte mbetje të riciklueshme te fusha e mbetjeve për të blerë ilaçe.

Bëhet me dije se, gruaja që ka humbur quhet Xhevrie Verlaci.

Te fusha e mbetjeve në Fier ka shkuar për inspektim edhe policia Fier. Një përfaqësues i komunitetit rom, Lulzim Ymeraj apelon për ndihmë dhe për polumbarë.