E lindi në bodrum dhe e braktisi, nëna e foshnjës: Jam e pamartuar, e lashë sepse nuk e dinte familja që isha shtatzënë

47
Sigal

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një nënë e re lindi dhe braktisi më pas foshnjën e saj në ambientet e një bodrumi pallati në Tiranë.

Pas shoqërimit të nënës në polici disa orë pas ngjarjes, 30-vjeçarja ka deklaruar se e ka braktisur djalin pasi nuk është e martuar dhe familja e saj nuk ka qenë në dijeni të shtatzënisë.

Kujtojmë se fëmija është gjetur nga policia pasi një banor i pallatit e ka dëgjuar duke qarë, dhe më pas është dërguar në spital, ku raportohet se gjendja e tij është tepër e rëndë.