E FUNDIT/ Përplasje “kokë më kokë” në afërsi të Thumanës, ka të lënduar

212
Sigal

Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të Thumanës, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.

Paraprakisht mësohet se si pasojë e përplasjes ka edhe persona të lënduar, por nuk ka informacion të detajuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Sipas informacioneve të deritanishme, bëhet me dije se këta të fundit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Për shkak të aksidentit të ndodhur, rruga u bllokua për disa minuta duke krijuar një radhë të gjatë mjetesh të mbetur në trafik.