E fundit në rajon / 10 % e popullsisë e vaksinuar në Shqipëri

59
Sigal

Shqipëria rezulton një nga shtetet e Europës që ka avancuar më pak me vaksinimin e popullsisë.Sipas të dhënave të “The Our World in Data”, që gjurmon ecurinë e vaksinimit në shumë vende të botës.

Në rajon, rekordin e mban Serbia, që në fakt rezulton e dyta në Europë, pas Mbretërisë së Bashkuar, që deri në 18 shkurt kishte administruar 18.36 doza për 100 banorë, duke ia kaluar madje edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Që prej 11 Janarit në Shqipëri janë imunizuar 20 mijë persona, apo 6.7 % e popullsisë nga vaksinat anti-Covid. Përgjegjësja e programit kombëtar të vaksinimit, Erida Nelaj thotë se kjo pjesë e popullsisë së imunizuar u vaksinua me vaksinën Pfizer. Afro 10 % e të moshuarve janë vaksinuar. Në Shqipëri janë kryer mbi 300 mijë vaksinime tek personeli shëndetësor, të moshuarit, punonjësit e medias dhe efektivë të policisë.