E dhimbshme! Babai i 25-vjeçarit: Ma vrau policia në derë të shtëpisë, prisja ta martoja jo ta varrosja

219
Sigal

Babai i Klodian Rashës mes lotësh ka deklaruar para mediave se kërkon drejtësi për vrasjen e të birit.

Rasha u shpreh se uron që kjo fatkeqësi të mos i ndodhë askujt pasi priste që djalin ta martonte dhe jo ta përcillte për në banesën e fundit.

“Apeli im është për drejtësi. Mos të na vrasin çdo minutë. Kërkojmë drejtësi nga shteti. Jo të më vritet djali te dera e shtëpisë. Çfarë polici mund të jetë ai.

Unë nuk kam bërë komunikime të tjera. Shqetësimet i kemi ngritur. Është gjendje që nuk mund të shprehet.

Djali ishte duke bërë llaç gjithë ditën. Doli natën për të blerë një paketë. Iku nga maska.

Uroj që kjo mos t’i ndodhë askujt dhe unë pres për ta martuar dhe jo për ta varrosur”, është shprehur Rasha.