Dyshohet si pjesëtar i një organizate kriminale në Itali, arrestohet 28 vjeçari shqiptar

97
Sigal

Policia ka vendosur në pranga një 28-vjeçar, i cili dyshohet si pjesëtar i një organizate kriminale në trafikonte drogë në Evropë.

Shtetasi me iniciale O. L., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

I riu dyshohet se nga viti 2017 deri në vitin 2019, duke qenë pjesë e një organizate kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve (Hollandë, Gjermani, Spanjë dhe Itali), ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe marijuane që vinte në portet e ndryshme të Evropës.

Gjykata e Torinos ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, me datën 17 nëntor 2021 për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar  O. L., 28 vjeç, banues në Memaliaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 17.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Italisë.

Ky shtetas dyshohet se nga viti 2017 deri në vitin 2019, duke qenë pjesë e një organizate kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve (Hollandë, Gjermani, Spanjë dhe Itali) ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe marijuane që vinte në portet e ndryshme të Evropës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.