Dyshohet se vranë 15-vjeçarin, dosja ndaj katër të miturve shkon për gjykim. Akuzat që rëndojnë mbi ta

45
Sigal

Kanë mbërritur në gjykatën e Elbasanit katër të rinjtë, që dyshohen për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh. Autori kryesor i dyshuar për krimin është shtetasi me iniciale O. Ç., i cili nëse shpallet fajtor rrezikon deri në 12 vite burg.

Gjithashtu pritet vendim për të arrestuarit e tjerë, përkatësisht për; E. K., S. M., Xh. Ç. Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 maj të këtij viti në qytetin Gramshit.

Në Gjykatë ndodhen edhe familjarët e katër të miturve, të cilët akuzohen për veprat penale “Vrasje në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.