Dyshohet se shisnin automjete përmes kontratave noteriale false, arrestohet 38- vjeçari në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

101
Sigal

Një 38 vjeçar nga Fieri, E. Rr., ra në prangat e policisë së Tiranës, si pjesë e grupit që përmes mashtrimit të qytetarëve, dyshohet se u përvetësonin atyre automjetet dhe më pas i shisnin nëpërmjet kontratave noteriale false.

Policia tha se shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e 38-vjeçarit, shtetasi B. B., 35 vjeç.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përvetësonin me anë të mashtrimit, automjete të shtetasve të ndryshëm, dhe më pas i shisnin këto automjete nëpërmjet kontratave noteriale të falsifikuara”, ben me dije policia.

Njoftimi nga Policia Tiranë

Finalizohet si rezultat i një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Mekanizmi”.

Përvetësonin automjete të shtetasve të ndryshëm, duke i mashtruar ata, dhe më pas i shisnin këto automjete nëpërmjet kontratave noteriale false, vihet në pranga 38-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, si rezultat i provave të siguruara nga një hetim disamujor, i ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mekanizmi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin:

– E. Rr., 38 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i 38-vjeçarit, shtetasi B. B., 35 vjeç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përvetësonin me anë të mashtrimit, automjete të shtetasve të ndryshëm, dhe më pas i shisnin këto automjete nëpërmjet kontratave noteriale të falsifikuara.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një automjet i përvetësuar me anë të mashtrimit.

Vijon puna për kapjen e shtetasit B. B., si dhe për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.