Përpos moshës edhe fakti që i moshuari vuan nga probleme të shëndetit mendor ka bërë që të zbutet masa.
Kujtojmë se dy ditë më parë i moshuari ka qëlluar në ajër nga ballkoni i shtëpisë së tij dhe ka bërë rezistencë ndaj policisë për rreth dy orë duke kërcënuar se do të hapte sërish zjarr.
Kanë qenë njësitë speciale RENEA që negociuan me 71 vjeçarin për t’u dorëzuar.
Nga e gjithë kjo ngjarje fatmirësisht nuk mbeti asnjë i lënduar.



















