Dyshohet se plagosi me thikë policin në Himarë, 60-vjeçari del sot para gjykatës

40
Sigal

Autori i dyshuar i plagosjes së policit 25 vjeçar, Redin Çaushaj ka dalë mëngjesin e së premtes para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

60 vjeçari Theodhori Mërkuri plagosi me thikë efektivin disa ditë më parë në Himarë gjatë një sherri mes disa personave. Ngjarja ndodhi pranë kthesës së fshatit Pilur.

25 vjeçari, me detyrë inspektor i policisë në Lukovë, ishte duke kaluar në rrugë jashtë shërbimit të orarit kur ka parë personat që po ziheshin dhe ka ndërhyrë për të mos lejuar përshkallëzimin e konfliktit.

Por u godit me thikë në qafë nga 60 vjeçari dhe u dërgua në spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën.

Autori u arrestua disa orë pas ngjarjes. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në Pilur. Policia e Vlorës vuri në pranga gjithashtu edhe një 39 vjeçar i akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.