Dyshohet se përndiqte një vajzë, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë

200
Sigal

Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë, për vepra të ndryshme penale. 29-vjeçari R.A., u arrestua pasi dyshohet se përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një vajzë.

Ndërkohë një 37-vjeçar me inicialet K. Rr. U kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. Rr., 37 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Pilo Begaj”, Vlorë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.