Dyshohet se do të fusin në Shqipëri mbi 35 mijë euro, arrestohen katër persona në portin e Durrësit

62
Sigal

Policia kufitare e portit të Durrësit ka arrestuar katër persona që po tentonin të fusnin në Shqipëri pa deklaruar një shumë prej mbi 35 mijë euro.

Në pranga kanë katër persona 32-vjeçari D. M., banues në Lushnjë, 48-vjeçari A. I., banues në Fier, 54-vjeçari T. B., banues në Tiranë dhe 25-vjeçari F. F., banues në Elbasan (dy prej tyre shoferë të autobusit ku ishin fshehur paratë).

Sipas uniformave blu, në momentin që policia po kryente kontroll në autobusin me drejtues shtetasin D. M., ky i fundit dyshohet se ka zbritur nga mjeti dhe i ka dhënë një shumë parash, një shtetasi që udhëtonte me një automjet tjetër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se D. M., (shoferi i parë i autobusit) dhe A. I., (shofer i dytë i autobusit), dyshohet se po tentonin të fusnin në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, të cilën me qëllim shmangien e deklarimit para autoriteteve doganore.

Paratë ata i kishin ndarë në disa pjesë, për t’ua dhënë shtetasve T. B., dhe F. F., të cilët udhëtonin me një automjet tjetër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në autobus, shërbimet e Policisë gjetën 35 755 euro dhe 70 franga, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Port Durrës/Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare, bazuar në inteligjencën policore, për goditjen e paligjshmërive në kufi.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”, për goditjen e tentativës për të futur në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, pa e deklaruar. Sekuestrohen 35 755 euro.

Vihen në pranga 4 shtetas (2 prej tyre drejtues të autobusit ku ishin fshehur paratë).

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të operacionit të koduar “Next”, të zhvilluar në bashkëpunim me DVP Durrës dhe autoritetet doganore, kanë goditur një rast të tentativës për të futur në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, pa e deklaruar.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll autobusin me drejtues shtetasin D. M. Gjatë kryerjes së kontrollit nga Policia, ky shtetas ka zbritur nga autobusi dhe i ka dhënë një shumë parash, një shtetasi që udhëtonte me një automjet tjetër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi D. M. (shoferi i parë i autobusit) dhe shtetasi A. I. (shofer i dytë i autobusit), po tentonin të fusnin në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, të cilën me qëllim shmangien e deklarimit para autoriteteve doganore, e kishin ndarë në disa pjesë, për t’ua dhënë shtetasve T. B. dhe F. F., të cilët udhëtonin me një automjet tjetër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në autobus, shërbimet e Policisë gjetën 35 755 euro dhe 70 franga, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë, A. I., 48 vjeç, banues në Fier, T. B., 54 vjeç, banues në Tiranë dhe F. F., 25 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vëprime të mëtejshme, për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.