Dyshohet se abuzoi seksualisht me bashkëmoshataren, arrestohet 15 vjeçari, në pranga dhe vëllai i të dhunuarës

273
Sigal

Policia e Kukësit ka vënë në pranga dy persona, mes të cilëve një 15 vjeçar që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një bashkëmoshatare.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim një shtetase 15-vjeçare, se shtetasi I. Ç. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Gjithashtu i arrestuar është edhe vëllai i 15 vjeçares, i cili pasi ka mësuar lajmin që adoleshenti kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të motrën e ka goditur me sende të forta duke e plagosur rëndë.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan shtetasin I. Ç., 15 vjeç, banues në fshatin Mgullë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim një shtetëse 15-vjeçare, se shtetasi I. Ç. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit G. M., 28 vjeç, banues në Kukës.

Shtetasi G. M., pasi ka mësuar nga e motra se shtetasi I. Ç. kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, e ka goditur me shufër hekuri duke e plagosur rëndë në kokë shtetasin I. Ç.

Shtetasi I. Ç. ndodhet në spitalin rajonal të Kukësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur” dhe “Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.