Dyshja Rama-Meta do të nxjerrin Beratin nga kolapsi që e ka futur qeveria “Berisha”

537
Sigal

Simpatizantë e së majtës: Ngjarjet e fundit politike e forcuan së tepërmi koalicionin PS-LSI, ne shpresojnë tek ndryshimi  

Heqja nga puna e punonjësve që përfaqësonin Lëvizjen Socialiste për Integrim nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka forcuar më shumë lidhjet midis PS-së dhe LSI-së. Drejtuesit e këtyre dy forcave politike në Qarkun e Beratit, por dhe shumë anëtarë të asamblesë dhe simpatizantët janë shprehur për gazetën, se tashmë janë përpara një lidhje që do ta çojë vendin përpara. Lufta e Partisë Demokratike ndaj të punësuarve të LSI-së është e pa vlerë, sepse kuptohet që është hakmarrëse ndaj LSI-së dhe koalicionit të majtë. Ata shprehen se, për interesat e vendit për momentin që po kalonte Shqipëria, LSI bëri koalicion me Partinë Demokratike, por tanimë është tjetër kohë dhe situatat kërkon ndryshim dhe rilindje. LSI i është përgjigjur këtij ndryshimi, duke përshëndetur dhe pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për koalicion, që për ne është shumë i vlefshëm, sepse do të rrëzojë Berishën,- tha simpatizanti i së majtës, Agron P., banorë në lagjen “30 -Vjetori”. Sipas politikanëve dhe anëtarëve të këtyre dy forcave politike, bëhet e ditur se, ky koalicion po lulëzon çdo ditë. Madje, simpatizantët kanë thënë se, “ne e kemi mirëpritur djalin tonë, Metën, që më në fund u rikthye tek shtëpia e madhe, aty ku ai ka marr dhe formën e një politikani”. Të gjitha veprimet e Berishës, duke filluar qysh nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që kërkon ta fusë në dorë dhe deri në veprimet në bazë, nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka ‘betonuar’ koalicioni PS dhe LSI. “Ne nuk i trembemi këtyre veprimeve. Qarku i Beratit dhe gjithë vendit është shumë i betonuar nga ky koalicion, i vlefshëm dhe me rendimet të lartë në të gjitha sferat. Ka ikur koha e politikanëve të zhveshur, të cilët kërkojnë me çdo kusht që mos ta dorëzojnë karrigen e pushtetit”, u shprehën kryetarët e këtyre dy forcave politike në Berat. Ata shtuan me tej se: “Meta i ka dyert e hapura në Berat, Skrapar dhe Kuçovë, ai është djali i kësaj krahine dhe si i tillë ardhja e tij është përshëndetur në këtë zonë me tradita patriotikë. Kështu dy drejtuesit e këtyre forcave politike, Rama e Meta, do të integrojnë Shqipërinë në Europë, do të luftojnë krimin e organizuar, që çdo ditë po lulëzon duke marrë jetë njerëzish, do të zbusin varfërinë, do të hapin vende pune të reja etj.. Qarkun e Beratit, do të jenë këta dy drejtues që do ta nxjerrin nga situata e rëndë që e ka futur qeveria “Berisha”, e cila nuk ka investuar asnjë qindarkë në infrastrukturën e qytetit, që në ditët e sotme është shkatërruar totalisht. Kjo gjendje është dhe në 4 qytetet e tjera të Qarkut të Beratit. Me fitoren e socialistëve, Berati do të ketë shumë investime, në të gjitha sferat. Dyshja Rama-Meta do të nxjerrë vendin nga kolapsi, ku e ka futur Sali Berisha”, thanë ata.