Raketa kineze del jashtë kontrollit në orbitë! Mediat e huaja: Disa pjesë dyshohet se kanë rënë pranë Shqipërisë

101
Sigal

Një raketë kineze që është lëshuar në vitin 2014 në hapësirë, ka dalë jashtë kontrollit dhe është përplasur më pas në Libinë veriore.

Ngjarja ka ndodhur më 21 janar, ndërkohë që sipas raportimeve të mediave të huaja, mbetjet raketore dyshohet se kanë rënë pranë Greqisë dhe Shqipërisë.

Pjesë të raketës kineze CZ-2C-Y35 janë shpërndarë në vende të ndryshme, duke mos përjashtuar mundësinë që mbetjet të arrijnë në tokë.

Por kërkimet vijojnë për të parë nëse realisht mbetje të kësaj rakete kanë përfunduar në Tokë. Pavarësisht raportimeve, nga ana e autoriteteve vendase nuk ka asnjë reagim zyrtar për të konfirmuar këtë informacion.

Raketa kineze del jashtë kontrollit në orbitë! Mediat e huaja: