Dyndje në gjykatë/ 220 shtetarë të dënuar, kërkesë për pastrim dosjesh me “rishikim”

611
Mjaftoi ligji i paraqitur dhe i miratuar nga qeveria për dekriminalizimin e zyrave të shtetit, që pushtetarë lokalë, shtetarë, zyrtarë dhe individë të tjerë, pretendentë për të marrë funksione drejtuese me premtime deputetësh e shefa partie, që këta të nisin “monovrat” për të pastruar urgjent e “me çdo çmim” dosjet e dënimeve që kanë marrë edhe shumë vite më parë, për krime që në ligjin “Rilindja” të dekriminalizimit, përcaktohen si kriter largimi të përjetshëm nga funksionet dhe si bllokazh për të marrë funksione shtetërore si të emëruar, apo të zgjedhur me votë popullore. Sipas ligjit, të dënuarit me vendime të “Formës së prerë” prej drejtësisë për krime që parashikon ligji dekriminalizues, do të dalin nga zyrat e shtetit, të cilat në këto 25 vite tranzicion “xhungël” në 90% të funksioneve të larta dhe institucioneve e shërbimeve publike kryesore, duhet pranuar që janë komanduar dhe p. Sipas burimeve të gazetës “Telegraf”, vetëm në 5 ditët e fundit, janë “dyndur” drejt Gjykatës së Lartë shpëtuar prej zbatimit të ligjit dekriminalizues ua mundëson Vendimi Unifikues i Gjykatës së Lartë Nr. 3, datë 27.09.2002, të cilin ata e kanë “zbuluar” dhe kanë nisur ta aplikojnë. Ky “siklet” i shtetarëve “me damkë krimesh”, u krijua dhe i vuri në lëvizje “shpëtimi”, pikërisht tani që ligji i dekriminalizimit i nxjerr jashtë zyrave të shtetit! Janë një uzinë individësh subjekt i këtij ligji, të graduar ministra, deputetë, drejtorë policie, drejtorë bankash shteti, tatimesh, doganash, pronash, hipotekash, arsimi, shëndetësie, diplomatë, prefektë, kryetarë bashkie, komunash, qarqesh e madje deri edhe gjyqtarë e prokurorë të dënuar me vendime të formës së prerë të drejtësisë, të cilët tashmë gjenden përballë fundit të tyre, të “kryqëzuar” me ligj, për t’u hequr nga funksionet që kanë! Pikërisht këta, për t’i shpëtuar zbatimit të ligjit, kanë “vrapuar” drejt Gjykatës së Lartë (si gjykata kompetente), me kërkesat për rihapje të “dosjeve të zeza” që kanë në drejtësi, me objekt “rishikim të dënimeve” të tyre, pra për t’’i shfuqizuar ato, me synimin për të “dalë të pastër” e për të mbetur brenda e në krye të zyrave të shtetit siç janë aktualisht.

 Me dosje “provash të reja” në duar, natyrisht edhe me avokatë “sekserë esnafë për pazare”, ata pasi kanë “zbuluar prova të reja lehtësuese” që i nxjerrin “të pafajshëm”, kanë trokitur në “portën” e Gjykatës së lartë. Çdo ditë, sidomos që nga dje kur ligji dekriminalizues u bë publik, në sekretarinë e kësaj gjykate depozitohen kërkesa për “rishikim dosjesh”. Ata që kërkojnë “pastrim dënimesh” janë zyrtarë të shtetit me funksione publike dhe të zgjedhur në pushtetin lokal, por edhe persona që presin të marrin funksione drejtuese, sipas premtimeve që u kanë bërë shefat e tyre shtetëror e partiakë! Sipas burimeve të gazetës “Telegraf”, prej shtetarëve të “damkosur” me dënime për krime të parashikuara në ligjin dekriminalizues, janë “qepur” e janë paraqitur 220 kërkesa për “rishikim dënimi”. Pritet, që në gjykatë të ketë dyndje dosjesh të shumta rishikuese për “pastrim” krimesh. Shtetarët e dënuar, por të graduar në funksione drejtuese e të zgjedhur me votë popullore janë të shumtë, madje edhe në funksionet drejtuese kyçe të krejt nivelit të administratës shtetërore e të pushtetit lokal. Janë 79 krime, për të cilat nëse rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë, të largojnë përgjithmonë nga funksionet dhe nuk lejojnë askënd që të marrë funksione shtetërore. Sipas burimeve nga kupola e qeverisë, mendohet se në administratën shtetërore dhe në strukturën e zgjedhur e të emëruar të pushtetit lokal, rezultojnë 11 mijë e 350 funksionarë të “damkosur” me dënime për 79 veprat penale që përcakton ligji dekriminalizues, 30% e të cilëve në funksione të larta, ndërkohë që 38 janë deputetë të parlamentit. Në strukturën e drejtorive rajonale e drejtorive qendrore të ministrive e të krejt agjencive të shërbimeve publike që emërohen “nga lartë” me propozim e klientelizëm e lidhje familjare prej drejtorëve të lartë dhe drejtuesve politikë, afro 35% e funksionarëve të çdo niveli strukture drejtuese rezultojnë të “damkosur”. Në strukturat e ministrive janë 87 funksionarë të damkosur me dënime të formës së prerë. Madje edhe në strukturën drejtuese e administrative të SHISH, afro 40% e shefave dhe zyrtarëve të këtij shërbimi rezultojnë të dënuar. Madje edhe në kullën e Presidencës, ka kontigjent që janë subjekt i ligjit dekriminalizues. Paniku i largimit nga detyrat dhe humbja e të drejtës për të qenë, ose për t’u bërë pjesë e zyrave të shtetit, ka vërsulur të “damkosurit” drejt gjykatës, me një qëllim: për të pastruar dosjet nga krimet e tyre…
Sigal