Dy vatra zjarri në Krujë, zjarri i afrohet banesave

144
Sigal

Dy vatra zjarri janë shënuar pasditen e sotme në rrethin e Krujës. Vatra e parë u shënua në afërsi të urës së Tubit në Rinas, e cila përfshiu bregun e lumit për një gjatësi disa kilometra duke djegur shkurre e ferra dhe duke iu afruar banesave në disa vende afër Niklës.

Ndërsa vatra tjetër është shënuar në afërsi të fabrikës së çimentos në Zalle, ku ka përfshirë sipërfaqe të mëdha me pisha, ullishte etj, forcat zjarrfikëse ndodhen në vend duke u munduar të lokalizojnë flakët.

Zjarret mendohet të jenë të qëllimshë, të cilët vihen nga barinj për të hapur kullota.