Dy të rinj në vend humbin jetën si pasojë e Covid-19

207
Sigal

Dy të rinj, 18 vjeç dhe 28 vjeç kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, ditën e hënë. Sipas njoftimit në media, një djalë 18 vjeç humbi jetën në spitalin Covid2. Ai ishte në reanimacion prej një jave.

Një vajzë 28 vjeçare humbi jetën në Elbasan. Vajza ishte shtatëzanë, në muajin e 7-të. Mjekët arritën të sillnin në jetë fëmijët shëndosh e mirë.

Mosha e viktimave si pasojë e Covid19 muajt e fundit, në vend është ulur.