Dy të akuzuarit për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoj kërkuan masë më të butë sigurie, ja çfarë vendosi GJKKO

28
Sigal

Julian Pjetri dhe Genti Nderjaku,të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoj kërkuan një masë më të butë sigurie.

Gjykata e Posaçme ka vendosur të rrëzojë kërkesën dhe të lërë në burg dy të akuzuarit.

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Më datë 30.11.2023 personat nën hetim J.P dhe G.N, bazuar në nenin 246 pika 6 të K.Pr.Penale i janë drejtuar Gjykatës me kërkesë me objekt: Verifikuar nevojat e sigurimit duke revokuar ose zëvendësuar masën e sigurimit personal“Arrest në burg” caktuar me vendimin Nr. 308, datë 21.07.2023 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  2. Në seancën gjyqësor të datës 07.12.2023 prokuroria kërkoi vazhdimin e masave të sigurimit, ndërsa personat nën hetim J.P dhe G.N kërkuan zëvendësimin e masës së sigurimit me një masë më të butë.
  3. 3. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112, 246 pika 6 dhe 260 të K.Pr.Penale vendosi:
  • Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personave nën hetimP dhe G.N me vendimin Nr. 308, datë 21.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  • Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 07.12.2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar