Dy qytete dalin nga harta COVID, shërohen të gjithë të infektuarit

479
Sigal

ISHP njoftoi sot për 17 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 820 numrin total të të infektuarve që prej 9 marsit në Shqipëri.

Gjatë javës së shkuar nga harta Covid dolën Korça, Vlora dhe Durrësi, por ky i fundit shënoi një rast të ri dje duke u rifutur në zonën e qyteteve të infektuara.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme mësohet se nga harta Covid kanë dalë Lushnja dhe Mati, qytete në të cilat janë shëruar të gjithë të infektuarit.

Zona me problematike mbetet Tirana dhe Kruja. Në Krujë janë infektuar prej një fasonerie duke u kthyer në vatrën më të rrezikshme në vend.

Aktualisht, në Krujë janë 81 raste aktive me koronavirus.

Rastet sipas ditëve që prej javës së shkuar

E enjte 7 raste
Premte 9 raste
Shtunë 7 raste
Dielë 6 raste
E hënë 8 raste
E martë 17.