Dy motrat u vranë në “Astir”, vëllai shokon me deklaratën: Kanë lindur dhjetë fëmijë me Përparimin që ai i ka shitur në Selanik

303
Sigal

Detaje të reja nga ngjarja makabre e ndodhur në 31 dhjetor, ku shqiptari i Maqedonisë së Veriut Përparim Tela vrau dy motrat Kristina dhe Zhaneta me breshëri plumbash, kanë dalë në dritë.

Vëllai i tyre, Bashkim Metani në një rrëfim për emisionin “Shqipëria Live” ka thënë se, dy motrat janë përdorur prej shumë kohësh për prostitucion nga Tela.

Në rrëfimin e tij, Metani ka thënë se shqiptari i Maqedonisë së Veriut i ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij dy motrat dhe u merrte atyre qira. Në këtë shtëpi jetonte edhe gruaja e Telës.

Përveç kësaj ai ka shtuar hollësi të tjera, duke thënë se Tela i përdorte dy motrat, po ashtu edhe për trafikim fëmijësh. Sipas Metanit, pasi ai i linte shtatzënë ato, Tela u merrte fëmijët dhe i shiste në Greqi. Në bazë të deklaratës së tij janë të paktën dhjetë fëmijë që Përparimi ka trafikuar në Selanik.