Dy lëkundje tërmeti gjatë natës në Korçë

193
Sigal

Zona e Korçës është goditur gjatë orëve të para të mëngjesit nga dy lëkundje të forta sizmike.

Lëkundja e parë sizmike ka qenë me magnitudë 4.4 e shkallës rihter. Kjo lëkundje është shënuar rreth orës 01:41 të natës.

Ndërkohë thellësia e këtij tërmeti ka qenë dy kilometra gjë që ka bërë që lëkundja të ndihet.

Lëkundja e dytë sizmike është shënuar rreth orës 02:38 të natës. Kjo lëkundje sizmike ka qenë me magnitudë 3.3 rihter.

Deri më tani nuk janë raportuar dëme.

Dy lëkundje tërmeti gjatë natës në Korçë

Dy lëkundje tërmeti gjatë natës në Korçë

Dy lëkundje tërmeti gjatë natës në Korçë