Durrësi do të ketë një port jahtesh, Haxhinasto firmos marrëveshjen

565
Durrësi do të ketë një port jahtesh. Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka firmosur marrëveshjen me kompaninë “Albania Bay Marina”, ku pritet që në pjesën veriore të portit të Durrësit të krijohen kushtet për ankorimin e jahteve. Ministri Haxhinasto tha se ky port do të ofrojë më shumë mundësi zhvillimi për turizimin, dhe pritet të ndihmojë edhe punësimin në qytetin e Durrësit. 

“Një investim i cili do të sjellë zhvillimin e industrisë së turizimit, pas investimeve që janë bërë në porte të ndryshme si ai i Shëngjinit. Do të ndërtohen një sërë objektesh të tjera, të cilat do të ndihmojnë edhe punësimin në qytetin e Durrësit”, – u shpreh Haxhinasto. Ky investim kap një vlerë prej 15 milionë dollarë dhe pritet të ndërtohen një sërë objektesh pranë portit të jahteve.
Sigal