Durrës, tre persona grabisin me armë pushuesin nga Zvicra

74

Policia e Durrës ka vënë në pranga tre persona të cilët akuzohen se nën kërcënimin e ārmës grabitën një shtetas me banim në Zvicër, i cili kishte ardhur për pushime në Durrës.

Të arrestuar janë shtetasit Kastriot Ramazani, Hamid Skuqi dhe Gazmend Doçi, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë grabitur pushuesin, duke i marrë shumën prej 6000 franga dhe automjetin luksoz.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e shtetasit B. F., si dhe po punohet për gjetjen e shumës së frangave të vjedhura nga dy shtetasit e arrestuar.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Ndjekja”.

I vodhën nën kërcënimin e ārmës, automjetin luksoz dhe 6000 franga një shtetasi me banim në Zvicër, i cili kishte ardhur për pushime në Durrës, por përfundojnë në prangat e Policisë.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të DVP Durrës dhe Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre me precedent të theksuar krīminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe në fushën e vjedhjes së pronës.

Gjatë operacionit u bllokua në cilësinë e provës materiale mjeti i vjedhur.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit ne në afërsi të një marketi te Shkëmbi i Kavajës, një shtetasi me banim në Zvicër i kishin marrë mjetin nën kërcënimin e ārmës dhe ishin larguar, menjëherë organizuan punën dhe falë reagimeve të shpejta e profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndjekja”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasve:

K.R., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vrāsje në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, pasi në vitin 2013, në qytetin e Vlorës, ka tentuar të vrāsë me mjet prerës (thīkë), shtetasin S. P. dhe ka plāgosur me thikë shtetasin Sh. D.

H.S., 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Vrāsja” dhe në Shqipëri për veprat penale “Vjedhja” dhe “ārmëmbajtja pa leje”.

Në vijim të veprimeve u arrestua dhe shtetasi G. D., 42 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit H. S. dhe K. R. dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, nën kërcënimin e ārmës, i kanë marrë automjetin tip “Audi Q5” dhe 6000 franga zvicerane, shtetasit B. F., 33 vjeç dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të Kavajës ku kanë kërkuar ndihmën e shtetasit G. D., për t’i ndihmuar që të fshihnin makinën pasi po i ndiqte Policia.

Dy shtetasit, për t’i shpëtuar Policisë, kanë braktisur mjetin dhe janë larguar, por janë kapur bashkë me shtetasin G. D., pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjetin e shtetasit B. F., si dhe po punohet për gjetjen e shumës së frangave të vjedhura nga dy shtetasit e arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.