Credins Bank sjell depozitën e artë, për çdo llogari kursimi përfiton çdo vit rritje interesi

61
Sigal

INFO

DEPOZITA E ARTË

Normë interesi deri në 4,5% në Lekë dhe 3.5 % në Euro

Mbështetja që Credins Bank ka dhënë për klientët individë dhe biznes ka qenë konsistente në vite, duke e pozicionuar në këtë mënyrë Credins si një partner të besueshëm dhe të rëndësishëm në tregun financiar. Kjo një ndër arsyet se pse Credins renditi një tjetër sukses, duke u nderuar me çmimin si “Banka e Vitit” nga CCIT Aëards për 2024-ën. Larmia e shërbimeve të ofruara, vijnë tashmë të ndërthurura dhe të integruara me platforma risi në inovacion dhe teknologji.

Credins bank duke patur në fokus shpërblimin e klientit si dhe ofrimin e shërbimeve më të mira financiare ka sjellë për qytetarët Depozitën e Artë, ku me hapjen e depozitë në lek ose euro do përfitojnë interesa në rritje çdo vit, dhe paratë do jenë të siguruara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD).

Çfarë është Depozita e Artë?

Oferta nga Credins Bank!

Hap sot një depozitë në Lek ose në EURO, me afat 36 muaj dhe përfito interesa në rritje çdo vit.

Interesi kreditohet në llogarinë mbështetëse çdo 12 muaj pa prishur vazhdimësinë e maturimit të depozitës.

Avantazhe dhe karakteristika

Monedha: Euro / Lekë

Shuma minimale: 500 Euro /  50’000 Lekë

Interesi: Deri në 3.5% në Euro / 4.5% në Lekë

Afati maturimit: 36 muaj.

Pagesa e Interesave: Interesat kreditohen çdo fund viti në llogarinë mbështetëse të depozitës.

Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.

Siguri

Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi individ, tregtar dhe shoqëri tregtare, rezident ose jorezident, shqiptar ose i huaj, i cili ka llogari depozitë në Credins Bank Sh.a, në lekë ose në monedhë të huaj sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e njëvlershmja e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53 datë 22.05.2014, “Për Sigurimin e Depozitave” i ndryshuar . Për më shumë informacion shkarkoni fletepalosjen duke klikuar kwtu ose klikoni: http://asd.gov.al.